E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga 35-vjeçarit, plagosi një shtetas

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se në pranga ra Alban S. Hebovija, 35-vjeç, lindur e banues në lagjen “Partizani”,  të qytetit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, po mbrëmë rreth orës 22.05, në vendin e quajtur lagjja “Fahri Ramadani” , Shkodër, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistolete, duke e plagosur lehte shtetasin A. H. 32 vjeç, lindur e banues po në këtë lagje. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajnal Shkodër, ku pasi ka marrë mjekimin  e duhur është larguar për në banesën e tij, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal, në gjendje të lirë, dhe për shtetasin N. H., (vëllai i të dëmtuarit), 27-vjeç, lindur e banues ne lagjen “Fahri Ramadani” të qytetit Shkodër, i cili menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dëmtuar disa pajisje në lokalin “AMNESIA”, si televizorë, karrige etj, në pronësi të shtetasit D. H., (vëllai i të arrestuarit), ku demi kap vlerën e rreth 200. 000 lekë të reja. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-05-21 11:40
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›