"Alkooli, 8% e rasteve qe kerkojne ndihme, jane femra" Sonila Isaku
Nje pavijon, i cili trajton pijedashesit, per te hequr dore nga rakia, konjaku, vera dhe nje mori pijesh te tjera, te cilat ekzistojne sot ne treg. Per shefin e Sherbimit te Alkoologjise, Shpetim Doksani, rastet te cilat paraqiten ne kliniken e tij jane edhe nga ata qe, ne oren 6 te mengjesit i gjen te dehur, por ka edhe nga ata te cilet ne cdo moment te dites e duan pijen. E vecanta eshte se 8 per qind e te trajtuarve deri me tani, jane femra. Trajtimi i tyre kerkon nje specifike me te vecante, pasi problemet qe le alkooli jane te shumta. Ne nje interviste per "Koha Jone", shefi i Sherbimit te Akloologjise, Shpetim Doksani, tregon per rastet dhe trajtimin e tyre.
Ne Shqiperi, te jesh person qe konsumon alkool duket se nuk eshte shume problem dhe shumica e qytetareve nuk i japin rendesine e duhur ketij vesi. Ju tashme, pavaresisht, se jeni nje nga pavijonet me te rinj ne QSUT, a mund te na tregoni nese kemi ndonje ndryshim?
Ne vende te tjera, alkooli ose ky problem trajtohet si semundje. Shqiperia eshte ende larg menyres se si vendet e tjera e konsiderojne varesine nga alkooli. Do te thosha se te semuresh nuk eshte turp dhe per ta kapercyer kete problem, duhet patjeter ndihme e specializuar. Mendoj se qindra persona qe e kane, nuk kane arritur ende te ndergjegjesohen per kete pjese dhe them se pikerisht ketu duhet nderhyre. Per fat te keq, semundja e vartesise alkoolike jep tri goditje serioze ne shendet. Se pari, sjell shkaterrimin e shendetit social, ku bejne pjese raportet familjare dhe shoqerore. Se dyti, sjell crregullime te thella te shendetit mendor (crregullime ankthi, crregullime depresive dhe deri ne psikoze dhe skizofreni alkoolike). Se treti, kemi nje shkaterrim te shendetit fiziko-organik, duke nisur qe nga sistemi tretes, ai kardiovaskular e respirator. Keto jane goditje fatale, te cilat mund te sjellin pasoja te pakthyeshme ne shendetin e nje personi.
Gjate ketyre dy vjeteve pune, a mund te na thoni sa raste jane trajtuar dhe a kane qene ata te suksesshem?
Per 2 vjet, kemi trajtuar 228 paciente, nga te cilet rreth 70% e personave quhen plotesisht te sheruar, por nderkohe ndiqen ne vazhdimesi. Pjesa tjeter ose i jane rikthyer alkoolit, ose jane ende ne proces rehabilitimi. Grupmosha me e shpeshte eshte ajo aktive 30-50 vjec. Fakti shqetesues per te gjithe ata qe jane ende te varur nga alkooli, na ben te mendojme sesa deficite krijon kjo kategori ne shoqeri, ne pune, per te mos lene pas traumat familjare qe u shkaktohen sidomos femijeve. Nese do te benim nje ndarje femra-meshkuj, mund te themi se 92% e personave qe kemi trajtuar jane meshkuj.
Ndonese me te pakta ne numer, ju thoni se ka edhe alkooliste femra. Jane te prira ato, si dhe meshkujt, per te marre trajtimin?
Varesia ndaj alkoolit eshte nje problem, por ne momentin kur vendos te trajtohesh nuk ka me diference mes sekseve, por ajo qe une do te thosha, eshte se ne dallim nga meshkujt, femrat kerkojne ne kliniken tone konsulta anonime per alkoolin. Kjo behet kryesisht ne rruge telefonike, por nuk eshte rezultative per shume arsye, pasi per te dale nga vartesia duhet te veprohet me te gjitha komponentet. Ajo cka mund te them me siguri, eshte se femrat kane frike se mos paragjykohen, kur arrijne ne kete faze. Keshtu, ne rastet qe ne kemi konsultuar, mund te them se 8 per qind e tyre jane femra.
Kryesisht, mbizoteron mendimi se ata qe frekuentojne me shume pijen jane personat qe kane probleme ekonomike apo i perkasin nje shtrese sociale te varfer. Mund ta konsiderojme te vertete?
Jo, nuk eshte e vertete. Gjendja ekonomike dhe probleme te tjera te ketij lloji ndikojne, por nuk jane faktore determinante. Ne sherbimin tone kane kerkuar ndihme te specializuar dhjetera persona qe nuk kane aspak probleme ekonomike, madje do te thosha nder ta edhe persona shume te pasur. Nese do te benim nje ndarje ne perqindje, 30% e rasteve kane nje status ekonomik financiar te larte. Rreth 20% i perkasin nje statusi ekonomik te mesem, ndersa 50% jane pjese e shtreses se varfer apo me nje ekonomi te dobet. Prandaj, ne kete kontekst do te theksoja se nisja e alkoolit shpesh shihet si mjet argetimi, pastaj kemi nje rikthim kur ka nje problem. Ne teresi eshte nje zinxhir gjerash qe ndodhin me nje person, por nuk eshte faktor determinant, se te jesh i papune apo i varfer, do te thote se ke me shume gjasa te krijosh varesi nga alkooli.
Kur quhet nje person i varur nga alkooli, si arrini t'i vendosni diagnozen dhe a jane te mjaftueshme kapacitetet aktuale?
Ka nje sere kriteresh klinike, por ata me kryesoret jane: periudhat e konsumit te alkoolit. Nje tjeter element qe gjykohet nga specialistet eshte menyra e konsumit, frekuenca dhe sasia. Kriter tjeter klinik eshte gama e pasojave negative ne shendetin mendor. Po keshtu, ka edhe dhjetera kritere te tjera. Gjithsesi, kryesisht konsumi agresiv i alkoolit per nje kohe te gjate eshte ai qe na ndihmon te bejme diferencen. Sa i perket shfrytezimit te shtreterve, ai eshte maksimal dhe ne operojme me prenotime. Mund te them se kemi 10 shtreter, arrijme ta menaxhojme, por duke ditur se realisht Shqiperia ka nje numer te larte te personave qe konsumojne alkool e rrjedhimisht, qe krijojne varesi ndaj tij, them se keto kapacitete duhen zgjeruar me tej. Perkthyer ne shifra, realiteti flet per 80% te popullates ne vendin tone qe ka raporte me alkoolin, pra konsumon vazhdimisht ne menyre te crregullt. Rreth 40-45% e popullates kane raport te demshem te rrezikshem dhe problematik, cka do te thote se e konsumojne vazhdimisht dhe me sasi. Ndersa 6-7% e popullates ka vartesi alkoolike.
Sa kohe zgjat trajtimi i personave qe kerkojne ndihme ne kliniken tuaj dhe ku konsiston ai?
Trajtimi zgjat 3 deri ne 4 jave. Ai kryhet ne disa faza. Faza e pare eshte detoksikimi i organizmit. Me tej, vijohet me dominimin e krizave te terheqjes dhe psikoterapine klinike. Nje tjeter hallke e trajtimit eshte farmakoterapia mbrojtese dhe ne fund, eshte procesi post-klinik. Te gjithe keto elemente bejne qe terapia trajtuese te jete efektive, ne pjesen me te madhe te rasteve