E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në reformën zgjedhore, edhe vota e emigrantëve

 Gjatë fjalës së rastit, Meta vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.

“Qëllimi im kryesor por edhe i kolegëve të mi në LSI është t’i ofrojmë shqiptarëve një politike ndryshe, t’u ofrojmë besim, përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje”, ka thënë Meta.  Më tej kryetari i LSI-së, u ndal në hartimin e reformës zgjedhore, e konkretisht në një nga çështjet me të rëndësishme të saj, siç është vota e emigrantëve. Në vlerësimin e Metës, reforma zgjedhore duhet të garantojë votën e emigrantëve.

“LSI është shumë e interesuar që shqiptarët kudo ku janë të gëzojnë të drejtat e tyre, veçanërisht emigrantët që mbajnë dhe një barrë të madhe ekonomike duke ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri”, ka thënë Meta. “LSI i ka dhënë një vend të rëndësishëm në programin e saj politik integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse, duke filluar me marrjen e statusit legal të tyre”, tha ai.

Gjithashtu, z. Meta gjatë fjalës së tij ka  vlerësuar  si një arritje hapjen e klasave shqipe. Më pas Kryetari i LSI-së z. Meta , i shoqëruar nga Deputeti Vangjel Tavo, është pritur në një takim tepër miqësor  nga  kryetarin e bashkisë, Skontinos. /Start/

                                                                                             2011-12-12 08:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›