Elbasan, policia vë në pranga disa të kërkuar
Policia e Elbasanit ka arrestuar disa shtetas të cilët kanë konsumuar vepra të ndryshme penale. Gjatë orëve të fundit është arrestuar shtetasi Alban Mema 19 vjeç, si dhe dy nxënëset qe bene njoftimin e rreme per bombe ne shkolle.
Gjatë orëve të fundit policia e Elbasanit ka arrestuar disa shtetas të cilët kanë konsumuar vepra të ndryshme penale. Sipas zëdhënëses së drejtorisë së policisë së qarkut të Elbasanit Valbona Begu gjatë orëve të fundit është arrestuar nga ana e seksionit të krimeve kundër personit shtetasi Alban Mema 19 vjeç nga fshati Tërbaç i komunës së Gracenit. Ky shtetas mbrëmjen e të hënës është futur i maskuar dhe me një thikë tip bajonetë në një banesë të një bashkëfshatari të tij me qëllim grabitjen me dhunë. Autori sipas policisë ka arritur që duke përfituar nga errësira të futej në banesën e shtetases N.M 55 vjeçe. 19 vjeçari e ka hapur me forcë derën e korridorit të kësaj banese ku jetojnë vjehrra me nusen e djalit. Nën kërcënimin e thikës për afro një orë ai ka kërkuar ti jepnin të gjitha paratë që ato kishin në shtëpi. Ndërkohë që më parë 19 vjeçari kishte vjedhur në gardërobën e dhomës së gjumit 700 euro dhe 5 mijë lekë .Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes autori ka arritur të largohet por është arrestuar më disa orë pas. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur në cilësinë e provës materiale thikën që grabitësi kishte patur me vete si dhe këpucët e lënë në oborr të 19 vjeçarit. Ndërkohë edhe dy nxënëset e Gjimnazit "Ahmet Dakli" të cilat bënë telefonatët e rreme për gjoja vendosje bombe në këtë shkollë janë prangosur. Zëdhënësja e policisë pohoi se nxënëset M.S 17 vjeçe nga lagja 5 Maji dhe kolegia e saj A.T 18 vjeçe nga lagja "Haxhias" që të dyja nxënëse të vitit të katërt do të përballen me akuzën e "Njoftimit të rremë në organet e rendit " dhe "Përdorimin me keqdashje të thirrjeve telefonike të kryera në bashkëpunim".