E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, "Dhuna JO", mesazhi i të rinjve kundër dhunës

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës kryetarja e Kuvendit Topalli, ka ftuar të rinjtë e Tiranës të bëhen pjesë e fushatës për një “Shqipëri pa dhunë”. Fëmijët improvizuan raste të denoncimit të dhunës qe ushtrohet mbi ta. 

TIRANE- Në një atmosferë krejtë të veçantë të rijntë e kryeqytetit zgjodhën sallën e Kuvendit për të dhënë këtë mesazh në ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës. Të ulur në vendet ku çdo ditë rrinë të ulur Ministra dhe deputetë, apo si asnjëherë tjetër duke pikturuar. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që kishte organizuar këtë aktivitet u bënte thirrje për tu bërë pjesë e fushatës për një “Shqipëri pa dhunë”.

Në fjalën e saj kryparlamentaria u shpreh se “jam e ndërgjegjshme se është e rëndë për çdo fëmijë të përballet me dhunën, siç jam e ndërgjegjshme që ajo ekziston larg kamerave ose përballë tyre”.

Më tej ajo shtoi se “asgjë nuk e justifikon dhunën, as kundra fëmijëve ajo është e pajustifikueshme është e pa pranuar në cilin do kusht. Dashuri dhe jo dhunë ky është aksioni ku un ftoj sot të gjithë të rinjtë dhe një e nesërme ku respektohen vlerat e barazisë, demokracisë dhe jo te dhunës”.

Të rijntë improvizuar në sallën e Kuvendit rastet e denoncimit të dhunës nga prindër, mësues apo dhe bashkëmoshatarë, duke treguar kështu se janë bërë pjesë e fazës së parë ndërgjegjësuese kundër dhunës.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›