Vrasja e 24-vjeçarit në Bulqizë, pas konfliktit për një femër
BULQIZE - Një sherr për një femër i ka marrë jetën një 24-vjeçari nga Bulqiza. Shukri Gjeta është qëlluar me dy plumba pistolete në gjoks, ndërsa është shpallur në kërkim autori i krimit, Dritan Uka.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Dibrës, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Shupenzë të këtij rrethi. Uniformat blu po punojnë intensivisht për vënien në pranga të ekzekutorit, i cili akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje".
Rreth orës 15:10 të rinjtë Dritan Uka dhe Shukri Gjeta ishin duke pirë kafe në një lokal të fshatit Shupenzë. Teksa ishin ulur në tavolina të ndryshme, dy bashkëfshatarët kanë nisur të debatojnë ashpër me njëritjetrin.
Pas sharjeve të ndërsjella, në gjaknxehtësi e sipër, 23-vjeçari Uka ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me dy plumba në gjoks 24- vjeçarin Gjeta.
Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë. Të terrorizuar, klientët dhe pronari i lokalit kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Ndërkohë, autori i krimit është larguar me shpejtësi nga fshati.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)