OSBE denon sulmin ndaj gazetares ne Mal te Zi

Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope po denon sulmin e mbremshem ndaj nje gazetareje ne Malin e Zi.
Olivera Lakic gazetare me te perditshmen Vijesti u rrah nga persona te panjohur para shtepise se saj dje ne mbremje dhe u shtrua ne spital nga plagosja ne koke.
Ne nje deklarate sot perfaqesuesja e OSBE-se Dunja Mijatovic tha se sulmi nuk ishte nje rast i izoluar duke shtuar se gazetaret nga Vijesti vecanerisht Lakic jane kercenuar edhe me pare per artikujt e tyre lidhur me nje fabrike duhani.
Mijatovic tha se sulmet kunder gazetareve duhet te konsiderohen si sulme kunder gjithe shoqerise sepse ato kercenojne gazetarine e lire.
OSBE-ja i kerkoi policise te identifikoje sa me shpejt autoret e sulmit.