Pogradec, arrestohen dy doganierë për kontrabandë

Në kushtet e flagrancës u arrestuan shtetasit Defrim Selko 41-vjeç, banues ne Pogradec, me detyrë doganier pranë doganës Tushemisht, Ardian Dhami 41-vjeç, banues ne Pogradec, me detyrë doganier po në këtë doganë. Gjithashtu, u arrestua edhe Arshim Malçellari 43-vjeç, banues ne Pogradec, me profesion tregtar.
Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi gjatë ditës së djeshme, u kapën në flagrancë në rrugën Volorekes-Pogradec, ku po udhëtonin me një mjet në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari, ku nga kontrolli i ushtruar ne brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 400 kg djathë, 43 litra vaj, 137 kg kërpudha, produkte këto të cilat dyshohet të jene futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit.
Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Arshim Malçellari, për një periudhe të gjatë, ka përfituar favore doganore nga dy shtetasit e sipërpërmendur kundrejt ryshfeteve të dhëna. Për sa më sipër materialet e përpunuara do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”. /S.Ll/Start/
2012-03-19 08:57