Tragjedia në lumin Tisa, shkon në 3 numri i viktimave
BUDAPEST- Policia serbe dhe ajo hungareze kanë gjetur trupat e pajetë të tre personave të mbytur në lumin ndërmjet dy vendeve dhe ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur, bënë të ditur sot burime zyrtare të policisë.
Më shumë se 19 emigrantë nga Kosova dyshohet se kanë humbur jetën javën e kaluar, kur varka e tyre u përmbys në ujërat e Lumit Tisa ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht nga Serbia për në Hungari, bëhet e ditur sipas medias kosovare.
Policia hungareze njoftoi se ka gjetur trupin e pajetë të një personi në ujërat e lumit dhe ndërkohë policia serbe ka gjetur dy trupa të tjerë, ndërsa mendohet se shumë persona të tjerë janë mbytur në lum. Autoritetet policore nuk kanë konfirmuar nëse ka ndodhur një aksident i tillë dhe nuk japin shifra lidhur me numrin e personave që rezultojnë të zhdukur.
"Dyshohet se këta persona kanë tentuar të kalojnë kufirin me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore. Policia po zhvillon hetime në këtë pistë të mundshme", deklaroi Janos Pal, zëdhënësi i policisë së kontesë Csongrad në Hungari.
Një burrë dhe dy fëmijët e tij u gjetën të gjallë javën e kaluar pranë lumit në Hungari.
Një zëdhënës i policisë së Kosovës tha se autoritetet kosovare të policisë kanë ndërmarrë një hetim për zbulimin dhe arrestimin e organizatorëve të këtij udhëtimi tragjik.
(m.a/BalkanWeb)