E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga për falsifikim dokumentash

Policia e Elbasanit bëri të mundur prangosjen e një shtetasi, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.

Në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas prangosjen e 34-vjeçarit Albert Sala.

Ai ka aplikuar me të dhëna false për mjete identifikimi.

Policia ka dokumentuar tërësisht aktivitetin e tij në fushën e falsifikimit të dokumentave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›