E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, burgim të përjetshëm Lulzim Berishën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për “Bandën e Durrësit” duke  dënuar me me burgim të përjetshëm kreun e grupi Lulzim Berisha.

Gjithashtu burgim të përjetshëm kanë marrë: Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle.

Vetëm katër ditë më parë u shty seanca gjyqësore, për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burg për jetë për Lulzim Berishën dhe Endrit Doklen, të cilësuar si drejtues të bandës.

Të pandehurit e “Bandës së Durrësit” akuzoheshin për të paktën shtatë vrasje, dy plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate.

Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›