E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande gati shtetezimi i 500 hektareve

Njesite e pushtetit vendor evidentojne token djerre qe do tu jepet me qira te treteve

Ne Sarande po merr fund koha kur tokat mund te lihen pa punuar me vite te tera. Ne shtate komunat dhe dy bashkite e nenprefektures se Sarandes komisionet e ngritura jane ne perfundim te regjistrimit dhe hartimit te procesverbaleve per toka bujqesore qe ne dy vitet e fundit rezultojne te pazena me ndonje kulture bujqesore megjithese jane te punueshme.

Me kete mase te fundit qe eshte duke u marre ne zbatim te ligjit nr. 10263 te prillit 2010 eshte duke marre fund periudha kur pronari mund te sillet me token sipas deshires. Ligji i ri krijon gjithe hapesiren e nevojshme per te vepruar komuna apo bashkia perkatese duke u bere ajo qiradhenese per keto toka. Per kete qellim ne 7 komuna dhe 2 bashkite e nenprefektures se Sarandes jane ngritur komisione qe bejne regjistrimin e atyre tokave qe kane mbetur pa u vene nen kulture per dy vite radhazi. Sipas Dashamir Aliut punonjes i informacionit ne zyren e bujqesise Sarande ky eshte nje proces qe po perfundon duke u shtrire e shumta deri me 15 dhjetor te ketij viti. Rezultatet e ketij evidentimi dhe regjistrimi sipas Aliut do te shpallen prane cdo njesie vendore dhe do te qendrojne te afishuara per 40 dite. Kjo kohe eshte lene qe pronaret e tokave te tilla mjaft prej te cileve mund te jene edhe ne emigracion te paraqesin prane komisioneve verejtje apo shpjegime. Vetem pas ketij afati thote ai komunes apo bashkise i lind e drejta qe tokat e regjistruara te pambjella tua jape me qira personave te tjere qe duhet ti mbjellin per nje afat 2 deri 5 vjet.

Ne rajonin e Sarandes eshte e njohur dhenia me qira te drejtperdrejte nga pronari te perdoruesi ne 1300 hektare toke bujqesore. Ndersa nje qiradhenie e tille me ndermjetesine e komunes a bashkise nuk ka ekzistuar e ligjeruar. Mesohet se vetem ne Komunen e Xarres eshte pare interesimi per tokat e pambjella si nga ata qe i kane ne pronesi ashtu dhe nga ata qe deshirojne ti marrin ato me qira.

Fermeri qe ka tapine mbi token vazhdon te mbetet pronar madje ai eshte edhe perfitues i qirase ne masen 70 per qind te saj. Sipas specialistit Aliu toka do te mund ti rikthehet pronarit pasi ai te paraqese nje plan biznesi. Eumlshte qeverisja vendore qe vendos nese ky plan biznesi i paraqitur eshte bindes per te pushuar dhenie me qira pas afatit te fiksuar ne marreveshje me te tretet dhe toka ti shkoje serish pronarit.

Nga evidentimi i deritanishem ne 7 komunat dhe 2 bashkite e nenprefektures se Sarandes ka rezultuar se siperfaqja e tokave te pambjella qe sipas ligjit do te administrohen nga njesite vendore shkon ne 495 hektare. Mesohet se kjo siperfaqe eshte pervec asaj qe konsiderohet teresisht e braktisur dhe jo e gatshme per tu vene nen kulture per shkak te lenies djerre prej shume vitesh emigracion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›