Elbasan, pronari merr peng 4 punonjësit, dyshonte se i vodhën 4 mijë €
ELBASAN – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga katër persona, të cilët morën peng 4 punonjësit e një servisi, një ditë më parë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Weekend”, policia prangosi vëllezërit Albert dhe Besnik Mani, ky i fundit pronari i servisit, dhe Elnkelejd Sinani e Durim Haka.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi të shtunën pasdite kanë marrë peng në ambientet e servisit 4 punonjësit D.Bufi, E.Bufi, E.Dragoti dhe S.Abdulla, të moshave 25-30 vjeç.
Mësohet se shkak është bërë vjedhja e një shume prej 4 mijë eurosh nga arka e servisit, për të cilën pronari fajësonte katër punonjësit.
Ndërkaq vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në pengmarrje, si dhe për verifikimin e akuzave të pronarit në drejtim të punonjësve të tij.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, arrestohet një 32-vjeçar, i akuzuar në Itali për trafik droge