E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, zhduket gazetari i “France 24”

BOGOTA - Katër anëtarë të forcave kolumbiane të sigurisë u vranë dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të humbur, përfshirë një gazetar francez, pas një sulmi të rebelëve të FARC-it, deklaroi një burim ushtarak.

''Gazetari Romeo Langlois, korrespondent i 'France 24' në Kolumbi, është pjesë e një grupi policësh dhe ushtarakësh të kërkuar nga autoritetet'', saktësoi burimi.

"Ka katër të vdekur, tre ushtarë dhe një polic, si edhe gjashtë të humbur, përfshirë një gazetar, një polic dhe katër ushtarë", shtoi ai.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›