E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduken 4 mijë nga arka, pronari merr peng punonjësit

Elbasan- 4 persona të dyshuar për pengmarrje janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Të arrestuarit dyshohet të kenë marrë peng në ambjentet e punës 4 punonjës të një servisi.

Operacioni i koduar Weekend ka arrestuar vëllezërit Albert dhe Besnik Mani, ky i fundit pronari i servisit, dhe Elnkelejd Sinani e Durim Haka. Një dtë më parë ato morën peng 4 punonjësit  D.Bufi, E.Bufi, E.Dragoti dhe S.Abdulla, përkatësisht të moshave 25-30 vjeç.

Shkak për pengmarrjen mësohet se ka qënë vjedhja e një shumë prej 4 mijë eurosh nga arka e servisit, dhe pronari Z Besnik Mani, fajësonte katër punonjësit për vjedhjen.

Duke dashur t`i shantazhojë, ai ka marrë peng, me qëllim nxjerrjen e informacioneve për vjedhjen. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›