E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Besim të patundur tek rizgjedhja ime, sondazhet gabohen

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka besim të patundur në rizgjedhjen e tij, ndërkohë që i vlerëson si të gabuara sondazhet që e nxjerrin jo fitues. Këtë qëndrim presidenti aktual i Francës e bëri publik në një intervistë për Parisien Dimanche, ku ai tha:

Sondazhet janë të gabuara sepse nuk marrin në konsideratë mobilizimin masiv të popullsisë. Unë pres një pjesëmarrje rekord në raundin e dytë, pasi po konstatoj një nivel unik ndjeshmërie të popullsisë ndaj politikës. Për këtë arsye, kam një besim të patundur tek rizgjedhja ime, pasi francezët e kanë kuptuar se çfarë është më e mira për ta.

Pavarësisht deklaratave të Sarkozy, sondazhet nxjerrin favorit Hollande me 8 % më shumë. Megjithatë përqindja e te kavendosurve kap vlerën 18 %, qe e le te hapur gjithçka në garën për president në Francë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›