Grabitja e bankës te Myslym Shyri pranga të 5-tit
TIRANE- Një tjetër autor i grabitjes së filialit të Bankës Kombëtare Tregëtare, të ndodhur gati një vit më parë në Tiranë, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Grabitja ndodhi në rrugën Myslym Shyri më 17 shkurt te 2010. Në prangat e policisë ka përfunduar Admir Zyko, 21 vjec.
Arrestimi i tij është bërë në vazhdim të operacionit të koduar “Ombrella”, i cili në fillim të dhjetorit 2010 vuri në pranga 4 të rinj. Ata ishin Fatjon Sami Deliu, 24 vjeç lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes; Markeljano Izmir Nuro, 20 vjeç, lindur e banuse në Tiranë, i pa dënuar më parë; Gerald Sefer Gordi, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar; Ervis Dilaver Domi, 22 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar më parë. Admir Zyko, ishte shpallur në kërkim si i dyshuar si bashkëautor në këtë vjedhje me armë.
Banda dyshohet se janë autorë dhe të një sërë grabitjesh të tjera bankash të cilat kanë ndodhur brenda harkut kohor 2008-2010.
(s.g/balkanWeb)