Albino Prudentino ekstradohet drejt Italisë

Ekstradohet drejt Italisë bosi i organizatës mafioze italiane, “Sacra Corona Unita”, Albino Prudentino.
Sipas informacioneve më të fundit Prudentino është nisur në 06:00 të mëngjesit të sotëm nën masa të rrepta sigurie nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë, ku do të përballet edhe me të gjitha akuzat e ngritura nga shteti fqinj.
Albino Prudentino u arrestua në muajin shtator në qytetin e Vlorës për llogari të drejtësisë italiane ndërsa akuzat për përfshirje në trafiqe dhe pastrim parash.