E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, rihapet teatri “Skampa”

“Zjarri i rastësishëm që shkrumboi teatrin në muajin gusht të vitit të kaluar, ishte një tragjedi për të gjithë ne, artistë, intelektualë dhe qytetarë të Elbasanit. Një tragjedi që ndoshta nuk e mendonim se do të na rikthehej në gëzim”, thotë Edmond Rrapi, orkestrues i këtij teatri.

Një zjarr i rastësishëm që shpërtheu në muajin gusht rrafshoi skenën e teatrit “Skampa”, në kuintat e së cilës breza të tërë aktorësh, skenografësh e regjisorësh, patën shfaqur cilësitë e tyre më të mira.

“Një skenë e bukur, bashkëkohore, me plot ndriçim”, e cilësoi Ilmi Belshaku, aktor i njohur i skenës së “Skampës”, në të cilën janë shfaqur dikur edhe filmat e parë të kinematografisë shqiptare.

Teatri “Skampa” është një nga veprat monumentale më të rëndësishme në Elbasan, i ndërtuar në vitin 1938 me variantin e “ La Scala”-s në Itali, me akustikën më të mirë në Shqipëri.

Në historinë 70-vjeçare të këtij teatri numërohen rreth 300 premiera të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa nga skena e tij kanë dalë aktorë të shquar.

Aktorët e parë profesionistë u morën nga grupet teatrore amatore. Pas shumë pjesëve me një akt, trupa vuri në skemë dramën “Shtatë Shaljanët” dhe komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy” të dramaturgut Viktor Eftimiu. Kur kjo shfaqje u realizua në vitin 1970, me lojën e aktorëve Shpëtim Shmili, Robert Ndrenika e Haxhi Sejko.

Në vitin 1962 “Skampa” u kthye në një teatër aktiv, me një kapacitet prej 292 vendesh. Ishte pikërisht ky teatër që krijoi mundësinë që për herë të parë në Shqipëri të zhvillohet takimi Ndërkombëtar Teatror, që tashmë është kthyer në traditë dhe organizohet çdo vit.

/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-22 12:27
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›