Luftojnë për rol?

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 17:03
Beyonce dhe Rihanna thuhet se janë duke garuar për të marrë një rol në një film.
Dy rivalët në muzikën pop thuhet se po garojnë për të marrë rolin kryesor në versionin e filmit të ri të viteve ’80, “The Bodyguard” në të cilin më parë luante Whitney Houston, si një pop divë që mbrohet nga një roje e saj, që luhej nga aktori Kevin Costner.
“Gjëja më kruciale për këtë film është se për të luajtur në të duhet të dimë edhe të këndojmë”, ka treguar një burim pranë këtij filmi.
“Beyonce tashmë e ka treguar afinitetin e saj si aktore, kështu që mund të jetë më e favorizuar, por ajo nuk është më e re se Rihanna”, ka thënë ajo.
Aktori i filmit “Proposal, Ryan Reynolds luan karakterin që e kishte luajtur Costner.