E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rikthehet zjarri në kodrat e ullishteve

Vatra të reja zjarri vijojnë të shfaqen në qarkun e Elbasanit. Zjarri i sotëm është rishfaqur në lagjen “Dyli Haxhire”, në kodrat e ullishteve të qytetit të kësaj zone. Ky zjarr ka qenë prezent në të njëjtën zonë disa ditë më parë.

Vatra e zjarrit ka prekur disa rrënjë ulliri. Forcat e zjarrëfikseve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me fikjen e flakëve.
 

Vendondodhja e zjarrit ka krijuar vështirësi për punën e zjarrëfikseve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri. Drejtoria e policisë së Elbasanit ka vënë në pranga gjatë kësaj kohe 2 persona, të cilët kanë qenë të dyshuarit kryesor të një zjarri në këtë rreth.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›