E Diel, 1 Nëntor 2026

“ACR”: Do zgjidhim situatën financiare për minatorët

Kompania koncesionare “ACR”, u ka dërguar minatorëve të Bulqizës një tjetër ftesë, që ata të rikthehen në punë. “ACR”, sot u ka garantuar minatorëve, se situata do të zgjidhet nësa ata pranojnë këtë thirrje.
 

Kjo kompani, fton minatorët të paraqiten pranë administratës së minierës së Bulqizës, për të firmosur kontratat e reja individuale të punës. Nga ana tjetër minatorët e kanë refuzuar sërish këtë ftesë, pasi insistojnë se marrëveshja do të nënshkruhet në prani të kreut të Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla.
 

Sipas “ACR”, në këto kontrata përfshihet edhe rritja prej 20% e pagës, garancitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe informimin e vazhdueshëm të planit të investimeve. Në një letër drejtuar minatorëve të Bulqizës, kompania “ACR”, thekson se në lidhje me kushtet e vështira financiare, kjo kompani do t`i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të, si formë parapagimi.
 

Minatorët vazhdojnë të protestojnë para zyrave të kompaniosë austriake ACR, duke insistuar në plotësimin e kërkesave të tyre. Keshilli sindikal, komisoni i grevës, dhe sindiatat u mblodhën dje në një takim, ndërsa kanë vendosur se protesta do të vazhdojnë deri të hënën. Ky vendim ka ardhur derisa të mblidhet Parlamenti shqiptar, pasi pritet që të jepet një zgjidhje për çështjen e minatorëve të Bulqizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›