Gjyqi i Gërdecit, dëgjohen dëshmitë e dy të pandehurve
Dy dëshmi të një pasnjëshme të dy të pandehurve, i pari ka qenë i arrestuari Sokol Ngjeçi, ish mbikqyrësi i kompanisë "Meico" për demontimin e armëve në Gërdec ku ka pohuar se transportimi i muncioneve në fabrik realizohej pa grafik dhe se gjithçka është kryer nga ushtarakët. Ai gjithashtu është shprehur se janë pikërishtë ata përgjegjës për këtë duke larguar përgjegjësit nga ish drejtori i "Meico" Ylli Pinari si dhe ish drejtori i fabrikës së demontimit në Gërdec Dritan Minxolli.
" Transporti i municionieve për llogari të firmës amerikanë SAC, është realizuar pa një grafik ditor apo edhe mujor. As ish drejtori i fabrikës Dritan Minxolli dhe as administratori apo përfaqësues të kompanisë SAC nuk kanë bërë kërkesë me shkrim e as me gojë për sasinë e municioneve që do dërgoheshin në Gërdec. Madje as drejtori Ylli Pinari nuk më ka urdhëruar për dërgimin e sasive të municionit në fabrikën e dëmontimt", kështu ka deklaruar para trupit gjykues Ngjeçi duke lënë të nënkuptohet se gjithçka do urdhër është zbatuar nga drejtues ushtarak. Ndërsa i pandehuri Ndue Marku i cili ndiqet në gjendje të lirë, kërkoi pezullimin e gjykimit dhe dërgimin e çështjes në gjykatën kushtetuese për shkak se akuza ndaj tij nuk përfshihet në atë që parashikon neni 248 I K.Penal.Sipas tij veprimet lidhur me akuzen ndaj tij bien ndesh me kushtetuese. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata si e pa bazuar në ligj. Ndërsa dëshmitari Kadri Suli, ish komandat në komandën logjistike ka pohuar edhe një herë se transportimi i muncionieve realizohej pa një grafik. Madje ai tregoi edhe njohjen me Mihal Delijorgjin në rapartin e Qafë Mollës, ku Ylli Pinari e kishte prezantuar si përfaqësues të firmës amerikane SAC.