E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore italianet prezantojne planifikimin strategjik

Keshilli i Qarkut ne bashkepunim me programin ARTGOLD 2-UNDP dhe Agjencine e Zhvillimit Ekonomik Lokal AULEDA zhvilluan dje nje takim ne kuadrin e nisjes dhe te prezantimit te procesit te planifikimit strategjik per Vloren Drejt nje zhvillimi te qendrueshem me mbeshtetje speciale nga qeveria italiane Ministria e Jashtme.

Planifikimi Strategjik perben nje proces me pjesemarrje te gjere gjate te cilit institucionet subjektet private shoqeria civile dhe qytetaret do te punojne se bashku per te percaktuar rruget per zhvillimin e rajonit.

Gjithashtu ai perfaqeson kuadrin referues per te gjitha projektet dhe iniciativat duke i orientuar drejt realizimit te qellimeve te perbashketa. Drejtoresha e Agjencise se Zhvillimit Ekonomik Lokal AULEDA Mirela Koci nenvizoi faktin se plani strategjik perben nje model qe do te orientoje zhvillimin duke identifikuar burimet dhe percaktuar rruget.

Hartimi i planit strategjik do te kete nje impakt te konsiderueshem per arritjen e zhvillimit te qendrueshem te territorit deklaroi kryetari i Keshillit te Qarkut Vlore Ylli Piro. Gjithashtu te pranishem te tjere mes te cileve Konsulli i Pergjithshem i Italise ne Vlore Sergio Strozzi nenkryetari i Bashkise se Vlores Edmond Leka menaxheri i projekteve ne UNDP Vladimir Malkaj vune ne dukje rendesine e planifikimit strategjik. Ne takim u shtrua nevoja e orientimit te projekteve sipas sektoreve perkates me qellim qe te synohet efektiviteti maksimal i tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›