E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene 12 punetore te Kalivacit ne greve urie

TEPELENE - Punetoret qe merren me ndertimin e Hidrocentralit te Kalivacit jane futur ne diten e dyte te greves se urise. Shkak eshte bere mospagesa e tyre nga ana e administratorit te ndertimit te vepres energjetike. Per gati 7 muaj rresht te 12 punetoret qe kane vendosur te hyjne ne greven e urise pa afat nuk jane paguar cka ka shtyre ne ndermarrjen e ketij veprimi ekstrem nga ana e tyre. Prej ores 1130 te se martes 10 punetore te ndertimit ne H/C e Kalivacit ne Komunen e Krahesit te Tepelenes kane hyre ne greve urie ndersa paraditen e djeshme atyre u jane bashkuar edhe dy punetore te tjere duke e cuar numrin e grevisteve ne 12 nga 15 punetore gjithsej qe punojne momentalisht ne ndertimin e vepres energjetike ne jug te vendit. Sipas tyre ekziston nje sorollatje e pashpjegueshme nga ana e firmes nenkontraktuese SHAMETI sh.p.k ne lidhje me likuidimin ndaj detyrimeve financiare te punetoreve. Prej 7 muajsh ata nuk po marrin pagat dhe vlera e tyre shkon ne 420 mije leke per cdo punetor. Me perpjekjet e vazhdueshme u eshte likuiduar vetem 30 e shumes nderkohe qe nuk po marrin 70 e mbetur nga pagat e 7 muajve. Kryetari i Komunes Krahes pohon per gazeten Panorama se ne kontakt me perfaqesues te firmes i eshte komunikuar se pagat nuk jepen pasi punetoret kane braktisur punen. Ai ka marre persiper per te zhvilluar nje takim me perfaqesuesit e firmes ne Tirane per te zgjidhur problemin. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›