Vlore Veronika Lines perplaset me molin
VLORE - Trageti Veronika Lines u perplas gjate nates se te martes me molin duke pesuar nje carje me shume se nje meter. Ngjarja ndodhi si pasoje e motit te keq por dyshohet edhe nga neglizhenca e kapitenit dhe marinareve te cilet nuk kishin siguruar sic duhej litaret qe lidhnin tragetin me kalaten. Burime nga kapitaneria e portit bene te ditur se nga perplasja eshte demtuar edhe nje pjese e kalates ndersa u rrezikua edhe nje traget tjeter qe ndodhej i ankoruar afer. Nese nuk merren masa per sigurimin e tragetit carja do te vazhdoje me tej dhe ne te tilla kushte rrezikohet te mbushet me uje e si pasoje te fundoset. Drejtoria e portit reagoi pas ngjarjes duke i dhene edhe nje afat pronareve te tragetit per zgjidhjen e kesaj situate. Sipas kesaj drejtorie nese pronaret nuk do ta zgjidhin problemin duke kryer pagesat ndaj drejtorise se portit e kompanive si dhe rrogat e marinareve deri ne daten 31 te ketij muaji atehere do iu hiqet licenca e tragetit. Veronika Lines eshte bllokuar qe me 6 shtator per shkak
te mosmarreveshjeve financiare te pronareve te saj shqiptare e italiane. Perfaqesuesit e tragetit thane dje se po kontaktojne me kompani dhe banka per te siguruar shumen e nevojshme me te cilat do te mund te paguajne detyrimet ndaj portit si dhe rrogat e marinareve. Jemi ne bisedime e siper. Per disa dite mendojme se gjithcka do te zgjidhet perfundimisht u shprehen ata teksa e konsideruan te pavertete pretendimin e marinareve se nuk kane ushqime. q.b