Tragjedia e Butrintit 59 vjet burg
Vendimi u dha dje per Hyqmet Sollakun Brahim Madhin Dashamir Manen dhe Albert Gegen dy prej te cileve ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur dy vjet me pare ku humben jeten ne ujerat e detit Jon pese persona mes tyre edhe nje femije 3 vjec. Trupi gjykues dha paraditen e se merkures vendimin per kater te pandehurit e gjyqit me te bujshem te zhvilluar ne Sarande. Per mese dy vjet ka zgjatur gjyqi ku here pas here jane shtyre seancat gjyqesore apo edhe eshte kerkuar nderrimi i trupit gjykues deri edhe zevendesimi i kryesueses se trupit gjykues gjyqtares Enlekeda Doda me gjyqtaren Nevrie Duka. Kater te pandehurit dy prej tyre te gjykuar ne mungese jane quajtur fajtore nga gjykata e Sarandes per vepren penale dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me pasoje vdekje. I pandehuri Hyqmet Sollaku u denua me 21 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe Brahim Madhi u denua ne mungese me 16 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe Dashamir Mane me 17 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe si dhe Albert Gega edhe ky ne mungese u denua me 5 vjet heqje lirie dhe 6 milione leke gjobe. Ndersa Prokuroria e Sarandes ne seancen e zhvilluar ne mesin e muajit shtator kerkoi per te kater te pandehurit ne total 75 vjet burg dhe 32 milione leke te reja gjobe duke dhene ne pretence nga 17 deri ne 22 vjet heqje lirie si dhe nga 8 milione leke te reja gjobe per secilin. Prokurori lirim Shahini ne pretencen e dhene argumentoi denimin ne shume vite heqje lirie per kater te pandehurit me elementin rendues ate te vdekjes se 5 shtetasve. Ai i cilesoi ata organizatore te trafikut ndersa akuzoi Hyqmet Sollakun se jo vetem ne menyre indirekte shkaktoi tragjedise pasi me levizjen e tij u permbys varka me 12 shtetas ne te por eshte gjithashtu edhe perserites i kesaj vepre penale pasi rezulton i denuar edhe me pare me nje vendim te formes se prere. Ne 19 tetor te ketij viti u mbushen dy vjet kur ne kanalin e Butrintit ndodhi tragjedia me e rende ku pese jete njerezish perfunduan ne fund te detit ne momentin kur drejtues te varkave kundrejt shumave te hedhura ndihmuan 21 persona per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme. Viktimat e tragjedise se 19 tetorit 2008 ne kanalin e Butrintit kane qene Elvira Jaho dhe e bija 3-vjecare Klara Jaho Festim Hoxha Ndricim Myftari dhe Amarildo Kuka. Viktimat
Elvira Jaho
22 vjece nga Lapardhaja e Beratit
Klara Jaho
3 vjece e bija
Festim Hoxha
20 vjec nga Vidhishti i Fierit
Amarildo Kuka
25 vjec nga Kumani i Fierit
Ndricim Myftari
nga Imshti i Lushnjes
Denimet
Hyqmet Sollaku
21 vjet
Brahim Madhi
16 vjet
Dashamir Mane
17 vjet
Albert Gega
5 vjet
SARANDE/ SHPRESA DINE