E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan sekuestrohen 9 kg heroine nje ne pranga

E kishte kthyer banesën në punishte droge, arrestohet 45 vjecari. Sektori kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë e Policisë në Elbasan në bashkëpunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, kanë përfunduar sot në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar “Punishtja” ku kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtettasin Abdyl Musaagaj 45 vjec me banim në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” në këtë qytet.

Burime nga drejtoria e policisë së qarkut Elbasan bënë të ditur se kishin kohë që survejonin aktivitetin e autorit. Në cilësinë e provave materiale në banesë janë sekuestruar 9 kg lëndë narkotike e llojit Heroinë, 4 telefona celularë të markave të ndryshme, 1 automjet tip Bens me tarëg TR 0308 L dhe 1 peshore. Strukturat e policisë në Elbasan po punojnë për zbulimin e autorëve të tjerë të rrjetit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Ndërkohë në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe Dritan Balla 23 vjec pasi më 3 janar në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji duke udhëtuar me një shtetas tjetër kanë braktisur mjetin në postbllokun e policisë brënda së cilit u gjendën 3 kg kanabis sativa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›