Ivanoviç: KFOR ka shtënë në drejtim të serbëve
PRISHTINE- Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Olliver Ivanoviç, ka thënë sot se aksioni i KFOR-it është për t’u gjykuar, duke qenë se “ushtarët e KFOR-it kanë shtënë në drejtim të serbëve në barrikadat për Jarinjë”.
Ivanoviç ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave me gjemba, të vendosur nga KFOR-i.
“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një pikë të cilin ata formalisht e mbikqyrin, por bëhet fjalë për rrugë alternative, të cilën qytetarët vetë e kanë shtruar dhe se rrugë të tilla mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo, se në çdo rrugë të tillë do të qëllohet me armë?”, ka thënë Ivanoviç.
(m.a/rel/BalkanWeb)