Elbasan, sërish vatra zjarri, digjen masive pyjorë

Vatrat e zjarrit jane rikthyer serish ne qarkun e Elbasanit, duke shkrumbuar hapesira te medha natyrore. Vetem nje dite pas zjarrit te rene ne fshatin Camurr te Elbasanit, nje tjeter vater eshte shfaqur pasditen e djeshme ne fshatin Valaz pergjate segmentit nacional Elbasan-Peqin.
Zjarri i shfaqur nje dite me pare perfshiu nje siperfaqe prej 6 hektaresh duke shkrumbuar pisha, ullinj, dru frutore e shkurre por fatmiresisht pa prekur banesat. Forca te zjarrefikeses pas nje pune disa oreshe bene te mundur shuarjen e flakeve, te cilat shkaktuan jo pak deme ne kete zone.
Forca te policise gjithashtu shkuan ne vendin e ngjarjes, ku paraprakisht u theksua se dyshohet se kemi te bejme me zjarrvenie te qellimshme dhe jo zjarr-renie. Vatrat e zjarrit ne qarkun e Elbasanit kane patur nje intensitet te larte, vecanerisht gjate pjeses se dyte te sezonit veror dhe fillimit te muajit shtator, duke shkaktuar deme te medha materiale e natyrore.
Zonat me te prekura kane qene rrethi i Librazhdit, ku zjarret nuk kursyen as Parkun Kombetar te Sherbenikut, por jo pak deme ka patur edhe rrethi i Gramshit ku vatrat ishin te shumta. Per shumicen e ketyre rasteve arsyeja ishte zjarrvenie e qellimshme nga dora e njeriut.
Gjate kesaj periudhe policia e Elbasanit ka shoqeruar e arrestuar edhe autore te dyshuar për disa nga rastet e zjarrvenieve, por nuk po vepron njesoj me rastin e fundit te shfaqur ne fshatin Valaz, ku nuk ka nisur hetimet per gjetjen e shkaqeve apo edhe te autorit te mundshem, duke qene se dyshimet jane te forta per zjarrvenie te qellimshme.