E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Haxhinasto përuron shkollën shqipe në Volos

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë të Volosit të Greqisë tashmë do të kenë se ku të mësojnë gjuhën amtare. Këtë të dielë zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë sot në çeljen e një shkolle në gjuhën shqipe në Volos të Greqisë.
 

Duke e konsideruar një ngjarje të rëndësishme për emigrantët shqiptarë të kësaj zone, Haxhinasto në fjaën e tij theksoi se shërbimi ndaj emigracionit mbetet detyrim madhor i qeverisë dhe shtetit shqiptar.
 

Ndërkaq Haxhinato falenderoi edhe kryebashkiakun e Volosit, Panos Skotiniotis për kontributin e tij personal në hapjen e shkollës shqipe.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›