E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtunë shkarkimesh në AS, nxirren në rrugë 30 gazetarë e punonjës

albanian-screenTiranë- Pas një periudhe disa mujore të vonesave për dhënien e pagave, një nga televizionet e rëndësishme në tregun mediatik shqiptar, Albania Screen (AS) ka nxjerrë në rrugë me një vendim të vetëm mesditën e sotme 30 punonjës të kompanisë. 

Lajmi është komunikuar me argumentin se kompania ska fuqi për ti paguar gazetarët, montazhierët, operatorët e punonjës të tjerë të televizionit.

AS është në pronësi prej dy vjetësh të biznesmenit Rezart Taçi dhe ka një programacion të gjërë duke synuar të jetë televizioni i të gjithë shqiptarëve.

Taçi është drejtues edhe i kompanisë së naftës ARMO, por naftëtarët e rafinerisë së Ballshit prej 3-4 muajsh nuk paguhen dhe janë hedhur jo pak herë në protesta duke denoncuar padrejtësitë ndaj tyre.

Biznesmeni Taçi u angazhua në blerjen e gjigandit të naftës shqiptare, Albpetrol, por dështoi pas manovrave të pasukseshme ku demostroi krizën e financave të tij.

Viktima janë naftëtarë e më së fundmi gazeraët e televizionit AS. Kompania ka paralajmëruar se do të ketë një tjetër listë për shkarkime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›