E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shiste lëndë narkotike, arrestohet 23 vjeçari

ELBASAN -Një 23 vjeçar u arrestua të dielën në Elbasan për veprën penale "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
Zëdhënësja e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Valbona Begu, tha se "gjatë një aksioni rutinë të sektorit kundër lëndëve narkotike, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Armando Xhoxhi, 23 vjeç, me banim në qytetin e Elbasanit".
Mësohet se gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, specialistët kundër lëndëve narkotike kanë gjetur dhjetë doza lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, të cilën ai e përdorte për ta shitur.
Materialet në ngarkim të 23 vjeçarit Xhoxhi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Elbasan për veprime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›