E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kodrat e qytetit të Peqinit

Një zjarr i fuqishëm ka përshirë sot kodrat e qytetit të Peqinit. Mësohet se zjarri ka rënë në një lagje në periferi të qytetit ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjetet zjarrfikëse të cilat janë duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit.
 

Sipas informacioneve flakët janë përhapur në përmasa të mëdha duke vënë në rrezik dhe objektet përreth ndërsa vëshirësohet puna e zjarrëfikësve të ardhur nga Elbasani dhe Peqini si pasojë e terrenit të vështirë.
 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit por policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›