E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shpërthim në një lokal, nuk ka të lënduar

ELBASAN- Një shpërthim është regjistruar në orët e vona të natës pranë një lokali në Elbasan. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në një lokal, në një nga lagjet që shtrihet përgjatë Unazës Jugore të qytetit të Elbasanit, ndërsa shpërthimi shkaktoi panik te banorët.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë një kazani mbeturinash në afërsi të një lokali në Elbasan, fasada e të cilët është dëmtuar, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një bombë artizanale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet si edhe autorët e kësaj ngjarjeje, që tronditi mbrëmë qytetin e Elbasanit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›