E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi kthen në procedurë heqjen e neneve 37, 38 dhe 39

Kuvendit i Kosovës pritet që të diskutojë sërish projektligjin për shfuqizimin e nenit 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal.

Komisioni për legjislacion në Kuvendi e Kosovës, pas propozimit nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovë, ka vendosur që në seancën e radhës në Kuvend të dërgohet për debat Kodi Penal.

Kryetari i komisionin për legjislacion, Arben Gashi, tha se pavarësisht pajtimit që ky dokument të kthehet në Kuvend, nuk do të thotë se do të hiqen nenet që kanë të bëjnë me mediat.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës Jakup Krasniqi, pas mbledhje së kryesisë, deklaroi se veç tjerash, në takim është diskutuar edhe për Kodin Penal, që sipas tij, heqja e neneve ose jo varet nga deputetët.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për dy herë radhazi që të heqë nga Kodi Penal nenet 37, 38 si edhe atë 39 që kanë të bëjnë me mediat dhe ndjekjen penale ndaj gazetarëve.(REL)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›