Elbasan- Rritet numri abuzuesve dhe debitorëve të ujit
Elbasan- Me rritjen e teperaturave rritet edhe numri i abuzuesve me ujin e pijshëm. Një situatë problematike shihet në qytetin e Elbasanit ku numri i personave që kanë kryer lidhje të paligjshe është tepër i lartë, ndërsa nuk mbetet pas dhe numri i personave që e shpërdorojnë ujin e pijshëm.
Sipas informacioneve të marra nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Elbasan, mbi 20% e popullsisë është debitore, pasi shumë familje kanë me dhjetra muaj që nuk i paguajnë faturat e energjisë. Ndërsa vetë zyrtarët e institucionit shprehen se për personat që nuk paguajnë do të merren masa deri në ndërprejen e furnizimit me ujë.
Thatësira që ka kapur vendin, po ndikon negativisht edhe mbi rezervat ujore, pasi në depot furnizuese të Elbasanit niveli i ujit ka rënë ndjeshëm.