E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Nuk jemi kundër unazës, por të mbrohet Kopshti Botanik

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka përgënjeshtruar sot deklaratat e ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, sipas të cilit Partia Socialiste kërkon me cdo kusht të pengojë ndërtimin e unazës. Sipas Shalsit, PS është dakord që unaza të ndërtohet po jo në kurriz të Kopshtit Botanik.

“Ne duam dhe po kërkojmë që unaza të ndërtohet po duke mbrojtur dhe duke ruajtur kopshtin botanik, ndërkohë që Saliu me bandën e tij po kërkon të gllabërojë një copëz të majme të këtij kopshti. Ne po kërkojmë ti thuhet në mënyrë transparente qytetarëve mbi koston e përgjithshme të kësaj rruge dhe mënyrën se si do të financohet”,- u shpreh Shalsi.

Duke folur për mënyrën e financimit të unazës, Shalsi tha se Berisha po përpiqet të gllabërojë kopshtin duke u tallur me shqiptarët, pasi sipas tij nga buxheti i shtetit do të përdoren 50 mijë dollarë për këtë projekt nga 24 milion dollarë që është kosto e përgjithshme e unazës.

Nga 24 milion dollarë që është kosto e përgjithshme e unazës ata kanë vendosur të shpenzojnë 50 mijë dollarë. Ne kërkojmë ti themi të vërtetën shqiptarëve që Saliu dhe banda e tij po kërkojnë të tallen. Nuk mund Tirana të këtë luksin e gllabërimit të kopshtit botanik.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›