Elbasan, si funksionon paqja brenda te majtes
Krisja mes PS-se dhe LSI-se nuk eshte reflektuar ne Elbasan. Te dy forcat politike ne kete qytet jane duke kaluar ne heshtje gjithcka po ndodh ne Tirane. Institucioni ku ka koncentrim me te madh te nepunesve dhe ku mund te prishen ekuilibrat, eshte bashkia e drejtuar nga socialisti Qazim Sejdini. Kryetar i keshillit bashkiak eshte Bujar Kllogjri qe mban njekohesisht edhe postin e kryetarit te LSI-se ne kete rreth. Ne administrate jane te punesuar mjaft perfaqesues te LSI-se. Ne zgjedhjet e vitit te kaluar aleanca mes PS-se dhe LSI-se solli fitoren e se majtes per bashkine e Elbasanit. Kryetari aktual Qazim Sejdini shprehet se eshte "mirenjohes" per kete kontribut. Por edhe LSI u shperblye me poste te larta drejtuese qe fillojne me Kryetarin e Keshillit Bashkiak. Bashkimi i votave qofte te PS-se apo LSI-se me te djathtet, do te sillte zhvillime te reja ne bashkine e trete me te madhe ne vend. Ne fund te fundit ata pohojne se po respektojne marreveshjen parazgjedhore dhe marredhenie institucionale ne administrate. F.Salliu
Tirana
Konfliktet midis Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Socialiste ne kryeqytet vijne per shkak te ankesave te anetareve te keshillit te bashkiak te LSI me drejtimin e bashkise nga kryetari Rama qe eshte njekohesisht edhe kryetari i Partise Socialiste, partise me te madhe ne opozite.
Gjirokaster
Akuzat e radhes ne drejtim te nje bashkepunimi PS-PD kane ardhur edhe nga qytetit i Gjirokaster. Nepermjet perfaqesuesve te kryesise se LSI ne kete qytet, kane akuzuar boshtin PD-PS se po i con vlerat ekonomike, sociale dhe kulturore te qytetit te gurte drejt rrenimit, nga paaftesia qeverisese qendrore dhe lokale.