Rama: "Dialogu me Shqiperine", vetedija e ndryshimit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vazhdon turin e tij ne Verilindje te Shqiperise, ne qytetin e Hasit, si dhe ne fshatrat Shtiqen e Fajze. Ne komunikim me banoret atje Rama, i shoqeruar nga Dokle, Malaj, Abazi e Minxhozi eshte perballur me varferine e ketyre zonave me pamundesine e jeteses dhe me veshtiresite e mbijeteses. Ato u kane treguar kryetarit te Partise Socialiste se nje familje me 11 pjesetare jeton vetem me 4 mije leke te vjetra kur ka mundesine e perfitimit te nje pagese, pasi ka edhe familje te tjera qe jetojne pa asnje mbeshtetje ekonomike nga shteti. "28 mije leke ka qene kuintali i miellit, kemi qene pak a shume duke u mbajt me buke. Sot rrezikojme te vdesim per buke se 64 mije leke ka shkuar kuintali miellit", shprehet nje banor ne Has.
Shefi i partise me te madhe te opozites gjate takimeve te zhvilluara ne fshatrat Shtiqen e Fajze por edhe ne Has ka premtuar se rruga e re qe po ndjek Partise Socialiste do te jete nje rruge ne mbeshtetje te plote te nxitjes se prodhimit bujqesor e blegtoral. Ai ka arsyetuar se vetem nje fshat, qe prodhon mund te sjelle produkte me cmime me te arsyeshme ne tregjet e qytetit. "Dialogu me Shqiperine" eshte vetedija se mund te ndryshojme kete realitet, ne rast se do te degjojme njerezit aty ku jetojne", - deklaroi kreu i PS. Ndersa premtoi: "Ne mund ta ndryshojme realitetin e fshatit tone, ne menyre qe te ndryshojme edhe realitetin e tryezes familjare, ne cdo qytet".