Elbasan, tre të plagosur nga dy aksidente të ndryshme
Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Thanë, ku një mjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin me iniciale A.B, 69 vjeç, banues në fshatin Thanë, i cili po lëvizte me biçikletë, e më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri u dërgua në spitalin kirurgjik Elbasan, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 21.00 të një nate më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjocaj" , ku mjeti tip Benz veturë, i drejtuar nga shtetasi Enver Salliu, 53 vjeç, ka ndërprerë rrugën e për pasojë është përplasur me mjetin tip BMV veturë, të drejtuar nga shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Benz veturë, shtetasi Enver Salliu si dhe shtetasi me iniciale B.S, 43 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet. Të dy të dëmtuarit u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë pasi kishin marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.