Transferta me çelsin, Mourinjo lë në shtëpi Balotelin
Lajmi për mosgrumbullimin e 20-vjeçarit është konfirmuar paraditen e sotme nga burime pranë klubit, menjëherë pas stërvitjes së fundit përpara nisjes në Londër. Sipas këtyre burimeve, me shumë mundësi kjo është një zgjedhje teknike e trajnerit, pasi gjatë ditëve të fundit superMario është stërvitur rregullisht së bashku me pjesën tjetër të grupit. Pra, përjashtohet mundësia e një dëmtimi.
Kjo të bën të hamendësosh për një “dënim” nga ana e Mourinjos për sulmuesin e ri, pasi marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë shumë të mira kohët e fundit. Nga lajmi i mosgrumbullimit ka mbetur i habitur edhe presidenti Morati: “Ende nuk dihet me siguri, por do befasohesha nëse do ishte e vërtetë”. Gjithçka do sqarohet në konferencën për shtyp të Hoze Mourinjos në orën 19:00.