"Mjeshtri" Alonso "çmend" Spanjën
“Erdha, pashë dhe piva shampanjë”. Ky ishte titulli i të përditshmes sportive “Marca”, duke bërë paralelizëm me shprehjen e Jul Çezarit “Erdha, pashë, fitova”, sipër së cilës ishte një foto e Fernando Alonsos duke festuar pas triumfit në garën e parë të sezonit në Formula 1.
E përditshmja tjetër sportive “El Mundo Deportivo” flet për një “super Alonso”, ndërkohë që për “Sport” “Alonso kurorëzoi euforinë me një fillim si në ëndërr”. Në fund, gazeta “As” flet për “garim perfekt nga mjeshtri i madh i Formula 1”.
“Alonso dhe skuadra e tij na bënë një dhuratë të madhe, shumë më të rëndësishme sesa vetë fitorja: na bën të ëndërrojmë”, vazhdon më tej “As”.