Shqipëria "jeton" në 365 ditë me histori votimesh
Që prej atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë, por historia e zgjedhjeve nuk është mbyllur ende. Pothuajse në 365 pozita dhe opozita e kanë cekur çdo ditë fjalën “votë”.
Ngërçi politik nisi disa ditë pasi u mbyllën zgjedhjet, rezultatet e të cilës ishin për Partinë Demokratike në pushtet, e cila fitoi me një diferencë të vogël votash dhe vetëm katër deputetë më shumë. I gjendur në këtë rezultat, opozita e përçarë midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kishin së bashku 70 deputetë.
Në këtë situatë, as e majta dhe as e djathta nuk ishin në gjendje të qeverisnin të vetme. Pas një “inati” të vjetër që niste tek Kodi Zgjedhor, LSI-ja e kryesuar nga Ilir Meta, shpall me anë të deputetit Dritan Prifti, pak orë pas zgjedhjeve përfshirjen në koalicion me PD-në. U duk se zgjidhja për qeverisjen kishte ardhur tashmë, por në klasën politike shqiptare nisi një tjetër “betejë”, pasi opozita në fillim të shtatorit deklaroi se do të bojkotonte Parlamentin.
Sipas saj, zgjedhjet ishin grabitur dhe duhej një transparencë e kutive të votimit. Por, pikërisht kjo transparencë mbeti për një kohë të gjatë “kalë beteje” midis dy partive të mëdha. A ishte i gjithë burimi i krizës tek votat në kuti? A ishte transparenca vërtetë problemi i opozitës, apo “ura e pa kalueshme” e maxhorancës? Këto pyetje mbeten ende pa përgjigje, përderisa palët nuk kanë gjetur ende një zgjidhje për ngërçin dhe nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare.
Për disa, ky ngërç ka përfunduar tashmë meqë deputetët e PS-së i janë rikthyer normalisht jetës parlamentare. Por, zyrtarët e PS-së thonë se kriza nuk është mbyllur dhe përfundimi i saj do të bëhet vetëm atëherë kur të realizohet transparenca e kutive.
-Më 1 korrik të vitit të shkuar, kryeministri në detyrë Sali Berisha u shpreh publikisht se do zgjeronte koalicionin qeverisës dhe kjo nënkuptonte pa dyshim LSI-në, e cila mori katër deputetë, kartë që më shumë se kurrë ishin të rëndësishëm për të vijuar qeverisjen. Kjo nuk u prit mirë nga kreu i opozitës Edi Rama, që nuk nguroi ta quante “pazar”koalicionin e ri midis PD dhe LSI-së.
Megjithëse në atë datë ende nuk ishin shpallur rezultatet përfundimtare dhe disa zona të vendit, si Qarku i Fierit, ishin të “nxehta” pasi vetëm pak vota bënte që një deputet të merrej nga PD ose PS, LSI-ja si poli i tretë politik kishte dhënë shenja të forta për koalicion me të djathtën.
Korriku ishte një muaj pushimesh por edhe diskutimesh të gjera midis Berishës dhe Metës, tashmë për të ndarë postet ministrore dhe për të vendosur pikat e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
- Një muaj pas zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpërndarë 140 mandatet e deputetëve. Pikërisht më 1 Gusht të vitit të shkuar, KQZ-ja vendosi përfundimisht për deputetët, ku Partia Demokratike fitoi 68 mandate, Partia Republikane 1 mandat në Tiranë, si dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim 1 mandat, pjesë e koalicionit të djathtë. Nga partitë e majta, PS mori 65 mandate, një PBDNJ-ja e minoritetit grek dhe 4 mandate LSI-ja.
-Në fillim të shtatorit, (më 9 shtator )kryeministri Berisha i rimandatuar për një mandat të dytë shpalli përbërjen e kabinetit qeveritar, në përbërje të të cilit ishin katër ministra nga LSI-ja, ku kreu i saj Meta, do të ishte numri dy i qeverisë dhe shefi i diplomacisë shqiptare.
Më 4 shtator ishte mbledhur Kuvendi, por opozita nuk mori pjesë, bojkot që do të vazhdonte edhe gjashtë muaj të tjerë më vonë. Kushti kryesor i shefit të opozitës për kthimin në Kuvend ishte transparenca e zgjedhjeve.
-Teksa kriza politike kishte nisur të shfaqej, nis edhe reagimi ndërkombëtarëve. Më 22 tetor komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn bëri apel për zgjidhjen e krizës. Ky do të ishte apeli i parë por jo i fundit, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite i njëjti apel përsëritet.
Vjeshta shqiptare nisi me protesta dhe me mitingje. Opozita protestonte për votën ndërsa maxhoranca demonstronte sukseset e saj. Pothuajse gjatë tre muajve të fundit të viti, Partia Socialiste së bashku me aleatët e saj protestuan në të gjithë vendin. Protestat nuk është se dhanë një rezultat të madh, megjithëse për Ramën “suksesi ishte pasi ato “treguan” krizën tek ndërkombëtarët”.
-Teksa viti 2010 kishte nisur, opozita nuk kishte gjetur ende “qetësinë”. Protestat në periudhën Janar-Shkurt-Mars ishin të përditshme. Përpos apelit të ambasadorëve, kryeministri Berisha nuk lëshoi aspak pe për të bërë “transparencën”, pasi sipas tij, kjo do të arrihej vetëm duke zbatuar ligjin dhe kërkesat e opozitës ai i quante antikushtetuese. Jo pak konferenca shtypi u mbajtën pikërisht nëse kërkesat ishin të ligjshme apo të paligjshme. Opozita pretendonte ligjshmëri ndërkohë që maxhoranca pretendonte të kundër. Këto dy qëndrime janë në fuqi edhe sot, kur politika është qetësuar jo pak, por transparenca nuk u bë kurrë.
-Ndërkohë që po përfundonte afati 6 mujor, ku deputetët të opozitës mund t’iu digjej mandati dhe maxhoranca bënte “presion” se do t’i zëvendësonte ato, Rama vendosi që të çonte deputetët e tij në Kuvend, teksa theksoi se nuk mund t’i digjte mandatet për hatër të Berishës, Metës dhe Nanos.
-Në vijim të protestave, një natë pranvere të fund-prillit, pasi një proteste të madhe në Tiranë, kreu socialist, Rama, bëri të ditur ndërmarrjen e protestës më ekstreme për kauzën e zgjedhjeve të lira, “kauzë” që ai e dëshmoi në çdo kohë. Më 30 Prill, 22 deputetët të PS-së dhe 180 përkrahës të kësaj partie u futën në grevë urie mu përballë selisë së qeverisë, duke bllokuar edhe sheshin kryesor të Tiranës.
Protestat vazhduan e Berisha as që u “tremb” për këtë vendim ekstrem të opozitës, ku në grevë urie u futën edhe disa deputete femra. Përballë kësaj situate, më 4 Maj, Parlamenti Evropian diskuton për krizën në Shqipëri, duke mos arritur të realizonte një deklaratë finale, gjë që ishte e rrallë për këtë Parlament.
Greva e urisë vazhdoi për rreth 19 ditë. Në këtë kohë, ambasadorë hynë në “fushën konfliktuale” të politikës shqiptare në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. U duk se pas ndërhyrjes së tyre dhe pas inicimit të një tryeze me ndërmjetësimin e presidentit Bamir Topi, situata do të zgjidhej. Berisha nuk është nga ata politikanë që i ndanë sukseset me të tjerët, ndaj dhe Topin nuk mund ta lejonte që të ishte “shpëtimtari” në këtë rast.
-Më 19 Maj, greva e urisë mbyllet dhe çadrat para ndërtesës së qeverisë u zhdukën brenda natës. As ajo nuk pati ndonjë rezultat të madh, megjithëse opozita e trumbetoi si një “sukses”. Pas mbylljes së grevës Berisha dhe Rama do të udhëtonin drejt Strasburgut për të ngrënë një darkë “pajtimi” , megjithëse edhe darka ishte dështimi i radhës i tentativave të zyrtarëve evropianë për t’i dhënë fund ngërçit në vendin tonë.
Greva e urisë u mbyll pas ndërhyrjes së Joseph Doul, kreut të grupimit të Partive Popullore Evropiane dhe Martin Schulz, shefi i grupit të Partive Socialiste Evropiane. Ishin ata që ndërmjetësuan për zgjidhjen e krizës dhe thirrën dy liderët në restorant “Krokodil” në Strasburg. I pranishëm në darkë ishte edhe Stefan Fule.
Ajo që ranë dakord të gjitha palët ishte që diskutimet nuk do të bëheshin publike, ndërsa pika më e rëndësishme, që ishte zgjidhja e ngërçit politik, nuk u arrit të zgjidhej as kësaj here .
-Sot, më 28 Qershor 2010, plot 365 ditë nga zgjedhjet e shkuara, Berisha foli në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, se ato zgjedhje ishin “të ndershme, të lira dhe demokratike”. Opozita nuk mendon kështu. Nënkryetari i Parlamentit, Namik Doke, deklaroi sot se Shqipëria është në krizë dhe kjo sipas tij, vjen nga grabitja e votës.
Duke marrë parasysh këto deklarata, palët të paktën nga pikëpamja e të shprehurit në publik duken gati si dhjetë muaj më parë. Gjithsesi, opozita tashmë është bërë pjesë e Kuvendit dhe deputetët e saj marrin pjesë normalisht në komisionet parlamentare.
Ndërkombëtarët vijojnë me apelet për të gjetur një zgjidhje ndërkohë që opozita dhe maxhoranca vijojnë me retorika midis tyre. /S.Lleshi/