E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi në botëror, shtypi britanik do "kokën" e Kapelos

“E çove vendin përtokë”, shkruan “Sun”, i cili i dedikon nëntë faqet e para eliminimit dhe del në përfundimin e qartë: “Kapelo duhet të largohet e bashkë me të edhe lojtarët”. Në të njëjtën linjë qëndron edhe tabloidi “Daily Mirror”, që luan me titullin “FabiGo” (Fabio ik).

Kurse “Daily Mail” flet për “turp kombëtar” duke kërkuar dorëheqjen e trajnerit. Por megjithë presionin mediatik, tekniku italian ka pohuar në fund të ndeshjes se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Të paktën, ky ishte vendimi i tij deri dje, pasi sulmet e sotme ndoshta mund ta bëjnë të ndërrojë mendje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›