Kukës, nuk ka më të prekur nga ethet hemorragjike
Ditët e fundit, nuk ka pasur raste të reja, çka shton shpresat se një virus i tillë është zhdukur.
Burime nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Kukës, thanë se katër ditët e fundit nuk ka pasur raste të reja të prekura nga ethet.
Sëmundja e etheve hemoragjike në qarkun e Kukësit u shfaq në fillim të muajit dhe deri tani ka prekur 12 persona, prej të cilëve 5 janë trajtuar në spitalin infektiv të Tiranës. Për parandalimin e përhapjes së saj, të gjithë fshatrat ku është konstatuar ekzistenca e sëmundjes, është kryer procesi i dezinfektimit.
Sëmundja e etheve hemoragjike nisi të shfaqet pas vitit ’85 dhe ndonëse me raste të pakta, ka qenë e pranishme cdo vit në këtë rajon, duke prekur kryesisht moshat 12 – 50 vjec. Burimi i sëmundjes janë nga rriçra e kafshëve, jep menjëherë temperaturë të lartë, ethe dhe hemoragji të brendshme.