Sarandë, gjendet një grek i vrarë në kufi
Gjetja e kufomës së një të riu grek disa dhjetëra metra në brendësi të kufirit shqiptar rrezikon të shndërrohet në një incident mes dy vendeve. Kufoma është gjetur nga disa barinj të fshatrave kufitarë në Rrethin e Sarandës, por lajmi është bërë fillimisht publik nga mediat greke, të cilat kanë nxituar ta cilësojnë një vrasje nga shqiptarët, duke mos kursyer këtu edhe akuzat për autoritetet policore.
Burimet e policisë së Sarandës bënë të ditur se kufoma e një 28-vjeçari me shtetësi greke është gjetur në afërsi të piramidës numër 54 në territorin e fshatit Janjar. Policia tha se është e sigurt se bëhet fjalë për një vdekje jonatyrale, por nuk ka detaje për këtë, pasi në rrethana ende të paqarta, kufoma e gjetur në brendësi të territorit shqiptar është tërhequr shumë shpejt nga autoritetet greke dhe policia vendase nuk ka mundur të bëjë ekspertizën mjekoligjore.
Gjithsesi, burime të policisë së Sarandës thanë se kanë nisur hetime intensive për rastin dhe për këtë po bashkëpunohet edhe me policinë greke. Sipas një versioni paraprak, vdekja e 28-vjeçarit grek, Gaxelios Vasilios ka ardhur si pasojë e injektimit të një doze të madhe lënde narkotike. Por në trupin e viktimës janë gjetur edhe plagë të shkaktuara nga rënia nga lartësia dhe policia shqiptare nuk mund të thotë ende nëse të riut i është injektuar droga dhe më pas është hedhur nga lartësia, apo nëse për shkak të kësaj overdoze ai është rrëzuar vetë. Ajo që thuhet me siguri nga policia është se injeksioni nuk ka qenë i vullnetshëm, por i detyruar.
Ndërkohë, burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë së Sarandës thanë se kanë tashmë një pistë të qartë hetimi dhe kanë një ide se cilët janë personat e përfshirë në këtë ngjarje. Kështu, mësohet se janë shpallur në kërkim policor tre djem nga fshati Markat, që ndodhet pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë i grekut. Policia tha se personat e shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, janë të skeduar nga policia si kontingjent kriminal. Ata dyshohen për përfshirje në rrjetet e trafikut të paligjshëm të drogës dhe qenieve njerëzore në kufirin Shqipëri-Greqi dhe mendohet që edhe vdekja e të riut grek të ketë lidhje me këtë aktivitet.
Policia e Sarandës dyshon se edhe viktima e djeshme ka qenë pjesë e trafiqeve dhe mund të jetë vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve me shqiptarët.