Pollo: Shqipëria në prag të një shndërrimi thelbësor të medias
TIRANE- U mbajt sot konferenca mbi televizionin dixhital ku u diskutua mbi nevojat e zhvillimit sa më të shpejtë në Shqipëri të këtij lloj televizioni. Gjatë fjalës së tij, ministri i Komunikimit Genc Pollo u shpreh se Shqipërinë e pret një revolucion mediatik ku do të kalohet nga sistemi teknologjik analog tek ai dixhital.
Sipas tij, transmetimet dixhitale do te ofrojnë më shumë hapësira dhe konkurencë për operatorët.
“Një revolucion pritet të ndodhë në mediat elektronike. është kalimi nga sistemet analoge tek ato dixhitale që vendet e Europës e kanë bërë. Transmetimet dixhitale ofrojnë më shumë hapësira dhe konkurencë për operatorët cka do të thotë më shumë larmi, cilësi dhe cmime të arsyeshme për teleshikuesit. Përvec aktorëve të tregut edhe qeveria po shikon mënyrat se si ta shoqërojë procesin apo edhe të bëjë përkrahjen e arsyeshme financiare për të” u shpreh Pollo.
Në lidhje me këtë zhvillim foli dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit e cila u shpreh se kalimi nga transmetimi analog tek ai dixhital kërkon një proces lidhor të mirëkoordinuar.
“Miratimi i strategjisë së transmetimit dixhital që do të përcaktojë ndër të tjera, jo vetëm objektivat konkretë dhe rrugët e arritjes së tyre por dhe ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor që rregullon procesin e dixhitalizimit kërkon që procesi i reformës ligjore të jetë i mirëkoordinuar.” u shpreh Endira Bushati.
Afati i kalimit nga transmetimet analoge në ato dixhitale është viti 2015 dhe është një detyrim i përcaktuar në rang ndërkombëtar.
(e.n/News24/BalkanWeb)