E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku i Fierit keshilltaret zhvillojne mbledhje paralele

Me 49 këshilltarë të pranishëm “Aleanca për Qytetarin” ka miratuar buxhetin e vitit 2013 si dhe është njohur me analizën vjetore të Këshillit të Qarkut të Fierit. Paralelisht të majtët të drejtuar nga Vangjel Ndreka zhvilluan në të njëjtën kohë një mbledhje që ata e quajtën mbledhje të Këshillit të Qarkut. 
Kreu i Këshillit të Qarkut Artur Shehu sqaroi se aleanca për qytetarin ka 50 këshilltarë nga të cilët njëri mungon për arsye shëndetësore, por numri 49 është i mjaftueshëm si kuorum për miratimin e buxhetit. 
Mbledhja e këshilltarëve të djathtëve kishte një rend dite të ngjeshur dhe projektvendime të rëndësishme socialistët diskutuan për ecurinë e proceseve gjyqësore . Vangjel Ndreka tha se mbledhja e të djathtëve nuk duhej të zhvillohej as për të marrë vendime si dhënia e ndihmës një familjeje më fëmijë të sëmurë nga leucemia. 
Dy janë vendimet me të fundit të gjyqësorit në lidhje me Qarkun e Fierit , i pari që pushon çështjen e gjykimit në themel pas kërkesës së Vangjel Ndrekës dhe i dyti është rrëzimi nga gjykata e lartë i rekursit të bërë nga socialistët. Ky vendim i Gjykatës së Lartë rrezon kërkesën e Vangjel Ndrekës për të shpallur të pavlefshme mbledhjen e dt 16 nëntor, mbledhje nga e cila Artur Shehu i PD u zgjodh kryetar i Këshillit të Qarkut. Ky vendim i Gjykatës së Lartë mban datën 13 korrik të vitit 2012 .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›