Elbasan, vdes një punëtori KURUM, dyshohet nga granada
ELBASAN - Gjen vdekjen aksidentalisht një punonjës i firmës turke "KURUM" në Elbasan.
Viktima, Gjergji Boduri, 35 vjeç, ishte punonjës tek transporti i materialeve për skrap me destinacion furrnaltën, e cila merrej me shkrirjen e çelikut në Metalurgjikun e Elbasanit, ndërmarrje që tashmë menaxhohet nga firma turke.
Sipas policisë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, viktima ka gjetur një granadë të vjetër, të cilën pasi e ka hapur, ajo ka shpërthyer.
Ndërsa sipas punëtorëve, Gjergji Boduri teksa transportonte materiale drejt furrnaltës së shkrirjes, vinçi ka zënë një granadë, e cila pas kontaktit ka shpërthyer menjëherë, duke i shkaktuar vdekjen 35-vjeçarit. Sipas po punëtorëve, nuk është hera e parë që ata gjatë punës gjejnë lëndë plasëse.
Trupi i punëtorit fatkeq është çuar në morgun e qytetit. Mësohet se është dashur ndihma e të afërmve për të bërë të mundur identifikimin e tij për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet në të cilat gjeti vdekjen punonjësi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)